• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vodhi 1.8 mln franga, biznesmeni zviceran fshihet në Shqipëri!

by Java News
10/11/2016 22:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Tregtari i patundshmërive, zvicerani Peter Eberle nga St. Galleni ishte i dënuar me burg për mashtrim. Pas kësaj, ai kishte dashur të bënte “pak pushim” nga burgu, siç u kishte shkruar autoriteteve. Ai ishte dënuar pasi që së bashku me një koleg ua kishte vjedhur disa bankave dhe sigurimeve 18 milionë franga. Pas dënimit, në janar 2015 Gjykata Kantonale i kishte kërkuar atij një zhdëmtim prej 1.7 milion frangash në emër të shpenzimeve dhe të procedurës. Disa shuma më të vogla që i shtohen kësaj, rrjedhin nga një procedurë në Gjykatën e Qarkut në Wil dhe një tjetër po në Gjykatën e Kantonit. Kështu, shuma e përgjithshme që ka ai borxh është 1.796.949 franga me një kamatë prej 5%. Këtë shumë, kantoni po provon ta nxjerrë nga ai përmes procedurës së përmbarimit dhe gazetës zyrtare. Në gazetën zyrtare përveç urdhrit të pagesës është publikuar edhe një urdhërarrest për Eberle-n. Atij i janë bllokuar tashmë disa xhirollogari, por autoritetet nuk e japin shumën e parave që ka pasur në to.

Por hetuesit privatë të cilët po merren me lëndën e tij nuk janë shumë optimistë. Ata janë të bindur se Eberle tashmë shumat e mëdha të parave të tij i ka transferuar jashtë vendit, më saktë, në Shqipëri. “Sipas hetimeve tona Eberle përmes shokëve të tij të burgut ka vendosur kontakte me Shqipërinë dhe ka mundësi që ai tash të jetë duke qëndruar atje”. Njëri prej hetuesve thotë se ai mund të ketë marrë identitet të rremë sepse ndryshe nuk mund të qëndronte për kohë të gjatë i pavërejtur atje. Por, përkundër faktit se Eberle ka vjedhur “mjaft”, as ai nuk ka shpëtuar krejtësisht i paprekur. Ai ka dashur ta blejë nga një shtetas i Maqedonisë një firmë dhe për këtë ia ka dhënë atij 150 mijë franga “në dorë”. Por, kjo shumë e parave është “zhdukur”, pasi që shitësi ka humbur pa gjurmë/ Albinfo.ch
Next Post
Ballsh/ Shpërthim i fuqishëm në uzinën e përpunimit të naftës, 1 i vdekur 6 të plagosur

Ballsh/ Shpërthim i fuqishëm në uzinën e përpunimit të naftës, 1 i vdekur 6 të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In