Gjykata e Tiranës urdhëron Prokurorinë të vijojë hetimet për kallëzimin e një 65-vjeçareje kundër djalit të saj. Në qershor të këtij viti, e moshuara J. Allkoçi ka kallëzuar të birin për “kanosje”, por Prokuroria nuk ka vendosur mosfillim të procedimit penal. E moshuara e ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Tiranës, duke pretenduar hetime të paplota. Në kallëzimin e saj, e moshuara ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë nga i biri. Ajo ka rrëfyer se jeton vetëm me nipin e saj të mitur në shtëpi. Në paraditen e 7 majit, në dritaren përballë apartamentit të saj, në hyrjen tjetër ku jeton djali i saj Sh. Allkoçi, i ka thënë nga dritarja se “do t’i këpuste kokën si të zogut, do ta çonte në Tufinë dhe do ta mbyste me duart e tij”.
Gjykata e ka vlerësuar konkluzionin e Prokurorisë dukshëm të përciptë dhe të paargumentuar. Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka kryer veprime me karakter verifikues, mes të tjerave as nuk ka pyetur kallëzuesen J. Allkoçi.