Një 32-vjeçar është gjetur sot te rruga “Siri Kodra” në Tiranë i plagosur me një plumb në qafë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka gjetur E.Rrukën të plagosur brenda mjetit të tij. Ai është dërguar menjëherë në spital. Policia thotë se dyshohet për një tentativë vetëvrasjeje, pasi është gjetur edhe pistoleta në makinën tip “Audi”.
NJOFTIMI
Më datë 10.11.2016, në rrugën ” Siri Kodra”, tek Magazinat, ka patur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, për një person të plagosur. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip Audi, ku në brendësi të automjetit ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë identifikimin e këtij shtetasi i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten. Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistoletë model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
ma.me