Parlamenti është përfshirë nga debatet për situatën e krijuar nga përmbytjet në vend. Partia Demokratike akuzon qeverinë se nuk po vepron për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Sipas opozitës situata po administrohet mjaft dhe qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.
“Zoti Shalsi është shembulli më i mirë i të folurit përçart të qeverisë dhe ministrave. Pas tij do flasë përçart Ministri i Energjisë. Shalsi është pasqyra e asaj që qeverisë nuk i intereson se populli është përmbysur. Nuk janë për qytetarët por për amerikanët se si të votojnë”, tha nënkryetari i PD Edmond Spaho. Kjo deklaratë e tij, erdhi pas kritikave nga deputeti Shlasi, që kërkoi respektimin e rendit të ditës nga opozita, që u përqendrua në kritikat për mënyrën se si po përballohet situata e përmbytjeve.
Ndërkohë, ndaj fjalës së tij reagoi Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri. Ai tha se situata po administrohet mjaft mirë dhe qytetarët janë informuar para se situata të përshkallëzohej. Duke i’u drejtuar Spahos, ai tha “mos dil e fol këtu si legen”.
“Vrisja mendjen për të kuptuar ca roli ka ky si deputet por kuptova se ky vetëm flet përçart. Ti flet përçart (i drejtohet Spahos). Shqiptarët kanë parë se si kjo qeveri dhe në kushtet e vështira të motit, ka ndjekur në mënyrë të drejtpërdrejtë zyrën e menxahimit të situatës, duke informuar qytetarët edhe për rreziqet, edhe për të gjtiha hapat. U habiska zotëria pse i themi qytetarëve merrni masa se do ketë përmbytje. Kam bërë një krahasim të prurjeve të kaskadës së Drinit me ato të vitit 2008 dhe janë të njëjta, por dëmet atëherë ishin shumë më të mëdha.
(Ndërhyjnë nga grupi i PD) U bëtë grup përçartësish, lëvizje përçartësish.”, tha Gjiknuri.
DEBATET
Shalsi: Pranoni rregullore, ose pranoni që të respektoni atë. Po kërkoj prej muajsh që të vendoset rregull. Koha e lirë, diskutikme të lira.
Spaho: Zoti Shalsi është shembull më i mirë i qeverisë për të folur përçartë..Shembull tipik është dhe ministri i Energjetikës. Duhet të flisni për përmbytjet. Për çfarë ndërtesat energjetike do flisni? Janë përmbytur. Për ca energjie? Nuk ka energji.
Gjinkuri: Ky është destinuar që të flas përçarë. Tani u bëtë një grup përçarësish.
Spaho: Mu kujtua ajo shprehje fshati digjet, Damiani krihet. Unë nuk fola për zgjedhjet në Amerikë por për përmbytjet. Kjo duhet të shqetësoj ty dhe shefin tënd. Ti je zëri i padronit tënd, kështu je ti.
Gjinkuri: Unë nuk ofendova njeri. Siç duket ai aq e ka, ka ngel tek gramafoni. Atë do ai.
/a.m.