Në një kohë kur mësimi në të gjithë vendin u pezullua për shkak të motit të keq, Ministria e Arsimit bën të ditur se ditën e nesërme procesi mësimor do të zhvillohet si normalisht.
Duke marrë shkas nga situata e vështirë me të cilën u përball dje pothuajse mbarë vendi, Ministria e Brendshme kërkoi pezullimin e mësimit nëpër shkolla, për të garantuar sigurinë dhe jetën e nxënësve dhe mësuesve.
Fill pas kësaj, Ministria e Arsimit nxorri një vendim për pezullim, deri në një urdhër të dytë shkruan BW. Dje katet e para të disa shkollave dhe oborreve u përmbytën, ndërsa në Vlorë dy mësuese mbetën të plaguara pasi u dëmtuan nga një pemë që ra./a.m.