Megjithëse avokado është një nga frutat më të shijshme dhe përdoret gjerësisht në kuzhinë, ekspertët paralajmërojnë se mund të krijojë probleme shëndetësore.
Shkencëtarët thanë për AFP se në Michoacan, Meksikë, njerëzit po sëmuren nga përdorimi i madh i kimikateve, ndërsa i gjithë vendi po vuan nga shpyllëzimi për t’i hapur vend kultivimit të avokados.
Meksika prodhon rreth 40% të të gjithë avokados në botë. Plot 137,000 hektar tokë e mbjellë me avokado ndodhet vetëm në Michoacan, aty ku shpyllëzimi po rritet me 2.5 për qind çdo vit, renë alarmin se sasia e madhe e kimikateve të përdorura në plantacione mund të infektojë tokën, ujin dhe të përhapë shqetësime serioze te miliona banorë.
Pavarësisht kësaj, qeveria e Meksikës dhe ajo në Japoni, ku prodhohen sasi të mëdha, nuk është i shqetësuar pasi fitimet nga eksporti i avokados kanë arritur shifra marramendëse./oranews/.a.k