Parashikimet e dy rrjeteve televizive në SHBA tregojnë se Partia Republikane do të vazhdojë të mbajë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Duke u thirrur në rezultatet e hershme të zgjedhjeve të 8 nëntorit, NBC dhe ABC thonë se republikanët do të mbajnë së paku 218 ulëse nga 435 vende sa janë gjithsej, raporton REL.
Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve prej gjashtë vjetësh. (b.an)