Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar sërish në lidhje me amendamentet e PD e cila kërkon nga BE bllokimin e negociatave për Shqipërinë deri në përmbushjen e disa kushteve. Kreu i opozitës Basha tha se opozita ka kërkuar përmbushjen e kushteve të vendosura nga BE. Por, deputeti socialist Balla deklaron në një postim në facebook se Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocijimit BE-Shqiperi i “ben thirrje Komisionit Europian dhe Keshillit per hapjen e negociatave dhe Shqiperise te siguroje me shume progres te qendrueshem ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per hapjen e negociatave”.
Sipas tij, pro votuan deputetët e mazhorancës dhe Majlinda Bregu nga opozita, ndërsa kundër ishin Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo.
Ja postimi i Ballës:
Skandali i PD shkon deri ne fund. Bumci, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojne kunder rekomandimit per hapjen e negociatave.
Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbert dhe te Majlinda Bregut:
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocijimit BE-Shqiperi i “ben thirrje Komisionit Europian dhe Keshillit per hapjen e negociatave dhe Shqiperise te siguroje me shume progres te qendrueshem ne lodhje me implementimin e 5 prioritetve, qe duhen per hapjen e negociatave”.
Faleminderit miqve te Shqiperise ne Parlamentin Europian!
#Rilindje🌹
#ShqiperiaeGjeneratesTjeter🇦🇱🇪🇺
Opozita nuk mundi ta prishe lajmin e mire qe Shqiperia jone pret neser nga Komisioni Europian, pra rekomandimin pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian. Meghithese se ushtari Aldo beri edhe sot kamikazin.
Keqardhje per @vajmedetopozitajone
/a.m.