Arsenali dhe Totenhemi ndanë nga një pikë në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave të Premier Ligës. Derbi i Londrës mbylli 90 minutat në barazim 1-1.
“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Wimmer në përpjekje për të larguar nga zona një kros të hedhur nga lojtarët e Arsenalit, e dërgon atë në rrjetë.
Totenhemi reagoi 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Harry Kane shndërroi në gol një 11-metërsh më shumë të fituar sesa të shkaktuar ndaj numrit 19 Dembele, raporton tch.
Më shumë sesa Arsenali apo Totenhemi, këtij rezultati i gëzohet skuadra e Chelseat, që mbetet e vetme në krye të Premier Ligës dhe i vetmi kërcënim për t’ja marrë këtë kryesim mbetet Liverpuli.