Tottenham Hotspur ka ndalur Arsenalin në derbin e Londrës, mbyllur në barazim.
Topçinjtë kaluan në epërsi falë një autogoli nga Wimer, në minutën e 42-të, Spurs barazuan me penallti, shënuar nga Kane, në minutën e 51-të.
Ndeshja pati ritëm të lartë, por nuk pati fitues. Me pikën e marrë, Arsenali barazohet me 24 pikë me Manchester City, ndërsa në vendin e parë mbetet Chelsea, me 25, në pritje të ndeshjes Liverpool-Watford. Të kuqtë ngjiten të vetëm në krye në rast fitoreje.
d.i.