Raportuesja në Bashkimin Evropian (BE) për Turqinë, Kati Piri i ka bërë thirrje BE’së që të ngrijë procesin e integrimit të Turqisë.
Sipas saj, arrestimet e deputetëve opozitare në Turqi janë të pakontestueshme, shkruan Gazeta Express.
Piri në prononcimin e saj për radion e Hollandës ka nënvizuar se Turqia me këto veprime ka kaluar vijën e kuqe dhe duhet një reagim nga BE.
Ditën e kaluar është arrestuar Kryetari i Partisë Demokratike Popullore Selattin Demirtas sëbashku me 11 deputetët e tij.
Kjo parti ishte në opozitë dhe njihet si parti që vjen nga radhët e popullatës Kurde. Kohët e fundit nga radhët e kësaj partie u arrestua edhe kryetarja e komunës Dierbakir, komunë kjo e populluar nga përkatësia kurde.
Kryetari i kësaj partie, Demirtas njihet edhe si një nga kundërshtarët e kthimit të Turqisë nga republikë parlamentare në atë presidentciale.
Ndërkaq Presidenti Erdogan ka shprehur para shumë kohësh dëshirën që Turqia të shndërrohet në Republikë Presidenciale, përgatiti Express. (b.an)