Jose Mourinho si gjithmonë ka akuzuar sërish lojtarët pas humbjes 2:1 nga Fenerbahçe në Europa League. Manchester Unitedi assesi të këndellet.
Skuadra e Jose Mourinhos ka vazhduar me rezultate negative edhe në Europa League, ku është mposhtur me rezultat 2:1 si mysafirë i Fenerbahçes, skuadër të cilën javë më parë e mposhti 4:1 në ‘Old Trafford’, përcjell Gazeta Express.
Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho, ka akuzuar lojtarët e tij duke thënë se ata po luanin në këtë ndeshje ‘si të ishte miqësore e verës’.
“Problemi jonë është qëndrimi. Ata po luanin sikur të ishte finale e Ligës së Kampionëve derisa ne si të ishte miqësore e verës. Ky është realiteti me mënyrën se si filloi ndeshja”, tha Mourinho. (b.an)