E rrallë për ta besuar, por e vërtetë. Një 73 vjecar, banor i Memaliajt, kërkon të martohet në pleqëri. Madje mblesit, i ka ofruar një shumë mjaft tunduese prej 3.4 milionë lek të vjetra. Quhet Spiro Kamberi dhe është një ndër banorët e hershëm të Memaliajt që kur është formësuar si qytet në fillimvitet ’50.
Ka punuar në minierë dhe asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin ku u rrit, u shkollua, punoi ku krijoi familje dhe madje edhe kur varrosi me duart e veta, bashkëshorten e vet që ka pak kohë që u nda nga jeta. Për këtë shkak, i moshuari për të ngrysur vitet e fundit të jetës, kërkon të martohet dhe të gjejë një grua që t’i përgjigjet shijeve të tij. Kushti i vetëm dhe i panegociueshëm, është që ajo që do të lidhë “fatin” me të, të jetë nga Gjirokastra.
Kjo pasi sic thotë vetë Spirua për gazetën “Panorama”, e do nga zona e tij minoritare e origjinës nga fshati Goranxi nga Dropulli. Në kushtet e vetmisë, ai nuk lihet pas dore nga miqtë e tij që e vizitojnë shpeshherë, si Selami Rrapa apo dhe Roland Suli që i gjenden gjithmonë pranë. Vetë Spiroja, shprehet se nuk jeton dot më i vetëm ndonëse e përballon jetën pasi lan dhe pastron vetë shtëpinë, gatuan vetë, mban higjenën vetjake më mirë se ndonjë i ri, apo është frekuentues rregullt i shëtitores së qytetit, cdo ditë.
Vetë Spiro Kamberi, ka kontaktuar Panoramën për të “promovuar” kërkesën e tij të pazakontë në kushtet kur askush, nuk i afrohet apo t’i gjendet pranë. Dua një grua nikoqire që të më gatuajë të më qëndrojë pranë dhe të më mbajë pastër shtëpinë, por e dua nga zona ime që të komunikojë gjuhën greke me mua-shprehet Spiro. Shumë kanë ardhur këtu me shpresën për të qenë gruaja ime, por nuk më kanë pëlqyer sepse nuk janë sic dua unë me të vërtetë-shprehet i moshuari-por pranoj një grua që t’i përafrohet moshës sime apo le të jetë qoftë edhe 10 apo 14 vjet më e vogël se unë, pak rëndësi ka se cfarë ka bërë në rininë e saj, unë dua të më pleqërojë-shprehet ai. Ndërkaq i moshuari ka katër fëmijë, 2 djem dhe po kaq dhe vajza të gjithë të martuar dhe emigrantë në Greqi.
Ai përfiton një pension 20 mijë lek në muaj ndërkohë që pëfiton edhe një pension tjetër 130 euro nga Greqia si minoritar. Por këto të holla, nuk i mjaftojnë atij, që të përmbushë ngrohtësinë që duhet t’i jepet nga një bashkëmoshatare dhe sic thotë shpesh ai, “Perëndia të më kishte marrë mua më mirë sesa gruan që kisha”. Fëmijët e kanë lënë të vetëm në Memaliaj në mëshirë të fatit dhe në këto kushte, 73 vjecari, kërkon që jetën ta ngrysë, në krahët e një gruaje që ta dojë as më shumë dhe as më pak, aq sa gruja e tij që i la shëndenë. ma.me