“Jam koshient për problematikat tuaja mjaft të mëdha. Pa ju dhe pa rolin tuaj, Ministria e Bujqësisë nuk do të kishte kuptim, ndaj dhe për këtë jemi sot këtu, për të diskutuar për punën dhe problematikat që hasim çdo ditë, si dhe vështirësinë tuaj. Jemi këtu, që të flasim për nevojat tuaja, pasi e di që keni mjaft probleme, si në mungesë të theksuar stafesh, si dhe probleme në infrastrukturë”, theksoi ai.
Më tej, pasi ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë, ministri Panariti theksoi se do t’i kërkojë Ministrisë së Financave, për projektbuxhetin e vitit 2017, shtim të organikës së Drejtorive të Bujqësisë, pasi është i domosdoshëm shtimi i numrit të specialistëve në të 13 drejtoritë e bujqësisë.
Ndërkohë, drejtorët e Bujqësisë në rrethe shprehen dhe indinjatën e tyre në lidhje me vlerësimet e bëra nga kryeministri Rama. Ata i kërkuan ministrit Panariti që t’ju mundësojë një takim me kryeministrin, ku secili prej tyre t’ju shpjegojë punën që bën.
“Duam të vendosim në vend dinjitetin tonë. Jemi profesionistë në fushat tona, me eksperiencë shumëvjeçare dhe jemi ne që përballemi me të gjithë punën dhe problematikat në terren. Puna jonë kalon pa u vlerësuar dhe iu njihet si meritë institucioneve tjera”, u shprehën Ddejtorët e Drejtorive të Bujqësisë.
Me tej, gjatë diskutimit, ministri Panariti foli edhe në lidhje me problematikat e tregjeve të kafshëve të gjalla, sidomos duke vënë theksin tek ai i Milotit dhe Rrogozhinës.
ma.me