“Kollovari dixhital” më pas këtë mesazh, duke qenë se Berisha nuk e ka publikuar, ia ka dërguar gazetarit Bledi Mane.
“Jeni mesuar me qytetarin dixhital te doktor Berishes qe fut hundet kudo. Nga Veriu ne Jug, neper krevate,poshte brekeve, neper arra me miser e me hashash,neper biznese dhe institucione.
Sapo kam marre nje mesazh nga nje oficer i Gardes se Republikës i cili ka vite qe ndjehet i intimiduar nga Zonja e Pare e vendit Odeta Nishani.
Nuk pres te reagoje Bujari por te pakten Odeta te permbahet. Ia qaj hallin Odetes me ate burre qe ka por edhe Odeta duhet t’ia qaje hallin oficerit te Gardes se eshte familjar…”, shkruan Mane, që ka postuar mesazhin e mëposhtëm.
Kuptohet, mesazhi mund të mos jetë fare i vërtetë dhe një lojë. Por, kjo tregon se sa i papërgjegjshëm është Berisha që poston çdo gjë që i dërgojnë, pasi njerëzit mund të dërgojnë edhe histori të tilla për vetë familjen e Berishës. Dhe, kur boton të tilla gjëra, atëherë nuk është çudi të të nxjerrin edhe ty historira nga “qytetari dixhital”. Tema