Në debatin mes kreut të FSHF Armando Duka dhe Erjon Braçes ka ndërhyrë deputeti Vladimir Kosta.
Deputeti i PS, që pak muaj më parë deklaroi largimin nga selia rozë shprehet se Braçe me replikën e tij ndaj Dukës ka shprehur hapur mllefin ndaj biznesmenëve shqiptar.
Ndërsa Dukën, Kosta e konsideron si njeri korrekt në marrëdhëniet bashkëpunuese shoqërore apo tregtare.
“Është për të ardhur keq që Braçe në replikën e tij ndaj Armand Dukës shpreh hapur mllefin e tij ndaj biznesmenëve shqiptarë….
Ai kërkon ta akuzojë pa asnjë akuzë konkrete….
Armandin e njoh personalisht gjatë punës në tregti dhe është njeriu më korrekt në çdo marrëdhënie bashkëpunimi shoqërore apo tregtare.
Ndër të tjera theksoj se Braçe , kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan – politikan që e mban veten për burrëëëëë të “ndershëm “…..!!!!
Unë e akuzoj me fakte se është palë me shpërdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) …..shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri”, ka shkruar Kosta në profilin e tij në facebook. –
shqiptarja.com/d.i.