Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot pa praninë e deputetëve të PD-së, për të shqyrtuar kandidaturat për kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në garë për kreun e KQZ-së janë: Lefterie Luzi, Koli Bele, Denar Biba dhe Rozeta Ivanova dhe Anton Lleshaj. Komisioni i Ligjeve votoi 4 nga 5 kandidatët, duke skualifikuar Anton Lleshajn. Gjatë seancës dëgjimore me kandidatët në Komisionin e Ligjeve, deputetët e opozitës lanë të kuptohej se nuk do të mbështesin asnjë prej kandidatëve.
ma.me