Hajriz Hoxha nuk e kishte lënë vetëm vëllanë Ramiz Hoxha, kur kishte hipur në veturën e personave të maskuar, më 2 tetor të vitit 1998, në fshatin Bellanicë të Malishevës, shkruan sot Koha Ditore. Syla, Selimi e Maloku – dëshmitarë të prokurorisë në gjykimin kundër Limajt
Bashkë me ta në veturën e tipit “Golf 2”, me ngjyrë krem dhe pa targa kishte shkuar edhe kushëriri i tyre, Ejup Hoxha.
Të tretë kishin hipur në veturë me bindjen se po shkonin në shtëpi të Ramizit për të biseduar me katër burrat me maska të zeza, me uniformë të zezë e të armatosur, të cilët kërkonin t`ua dorëzonin imamin e fshatit, Imer Hoxha.
Njëri prej personave me maska kishte qenë në veturë bashkë me ta, e tre të tjerë kishin ardhur pas veturës këmbë. Shtëpia e Ramizit ishte 200-300 metra larg xhamisë prej nga ishin nisur me veturë.
Hajrizi është një prej 13 dëshmitarëve të prokurorisë në gjykimin kundër Fatmir Limajt, i cili po akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile.
Më konkretisht ai akuzohet për mosmarrjen e masave të nevojshme për parandalimin e vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe të Selman Binishit më 2 tetor të vitit 1998, si dhe për mosraportim të tyre. (b.an)