Autorizimet për përfaqësimin ligjor të Kuvendit të Shqipërisë, në proceset gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese kur thirret si subjekt i interesuar, do të lëshohen nga Sekretari i Përgjithshëm, në emër të personit që do të përfaqësojë Kuvendin. Përfaqësimi për çdo proces gjyqësor/gjykim në Gjykatën Kushtetuese, bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
“Përfaqësimi ligjor i Kuvendit të Shqipërisë në proceset gjyqësore/Gjykatën Kushtetuese, sipas këtij urdhri, i jep të drejtë përfaqësuesit të autorizuar të kryejë çdo veprim procedural, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, në kuadër të përfaqësimit në të gjitha nivelet përkatëse të gjykimit. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Ilir Meta. ma.me