• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

MPJ këshillon qytetarët e Kosovës të shmangin udhëtimet nëpër Serbi

by Java News
31/10/2016 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka marrë me shqetësim të thellë informatën për arrestimin edhe të një shtetasi tjetër të Kosovës, Hilmi Kelmendi nën të ashtuquajtura akuza për krime lufte.

Pas ndalimit të nënkolonelit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi javë më parë dhe akuzave politike ndaj tij, arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJ do të vazhdojë ta përcjell këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike.

Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie.

Po ashtu, MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.

Njëkohësisht, MPJ do të kërkojë edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës, citohet Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ “Jemi skuadër monstruoze…”, juventinët përshëndesin Napolin për Halloween

VIDEO/ “Jemi skuadër monstruoze...”, juventinët përshëndesin Napolin për Halloween

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com