Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar një tjetër bombë sot. Ai ka qenë në jug të vendit ku ka parë nga afër situatën e kultivimit të bimëve narkotike.
Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se sot “Xhungël” sjell pamjet ekskluzive të dy pistave të përdorura për avionët e narkotrafikut në jug të vendit, ndërsa menjëherë pas investigimit, Policia e Shtetit i ka nxjerr jashtë funksionit, duke i pluguar.
“Në News24, ora 17:00. Xhungël sjell pamje ekskluzive nga dy pista të përdorura për avionët e narkotrafikut në jug të vendit. Menjëherë pas investigimit të Xhungël, Policia e Shtetit merr masa urgjente dhe nxjerr jashtë funksionit të dyja pistat”, shkruan ai.
Ndërkoha Hoxha shton se këto 2 pista janë përdorur në vitet 2013-214 nga piloti Guido Guidi i cili u ndalua pas rënies me avion në Ishëm.
“Për më tepër këto dy pista janë përdorur më parë, përgjatë viteve 2013-2014, nga piloti veteran italian Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me 15 shtator 2016 ndërsa inauguronte pistën e re në Grykëderdhjen e Lumit Ishëm.
Çfarë po ndodh me pilotin italian ndërsa ai shijon i lirë ditët e qëndrimit në Shqipëri, dhe pse prokuroria nuk po kryen asnjë hetim në lidhje me këtë çështje”, shkruan Hoxha./BW/a.m.