Një person në Durrës kapet me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Migel Shabani, 24 vjeç, banues në Durrës u arrestua pasditen e djeshme pas informacioneve të marra nga policia se posedonte lëndë narkotike në banesë.
Policia lokale tha sot se në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Shabanit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 8 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një armë zjarri tip pistoletë dhe 68 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Shabani u arrestua në kushtet e flagrancës nën akuzën e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”/a.k