Aktori Val Kilmer është diagnostikuar me kancer. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga miku i tij, aktori Michael Douglas.
“Val është një njeri i mrekullueshëm që po përballet ekzaktësisht me atë që unë kisha [kancer në gjuhë] dhe gjërat nuk duken dhe aq mirë për të.”- tha Douglas.
Sipas aktorit Douglas, kjo ishte arsyeja përse publiku kishte kohë që nuk kishte dëgjuar për 56-vjeçarin, yllin e filmit “Batman”.
Aktori Val Kilmer ka qenë disa herë në spital përgjatë dy viteve të fundit, për shkak të problemeve me fytin, por ai nuk ka pranuar asnjëherë se problemet e tij kishin lidhje me kancerin.
BW/d.i.