Deputeti Erjon Braçe i cili është një tifoz i zjarrtë i skuadrës së Partizanit, i ka dhënë mbështetje ekipit dhe tifozave pas barazimit me Skënderbeun.
Ndeshja mes Partizanit dhe Skëndërbeut u ndërpre për disa minuta për shkak të një përleshje mes tifozave të kuq dhe policisë.
Përmes një statusi Braçe i del në krah tifozave të kuq dhe i del kundër policisë për dhunën e ushtruar.
Postimi i Erjon Braçes.
“E para, asmë duhet respekti për vete kur rrihni njerzit e mi!
E dyta, bëni çtë doni PARTIZANIN NUK E MUNDNI DOT!
As në fushë e as jashtë saj. Sistemi deri ktu do arrij-të ndalë Partizanin, kurrë ta mposhtë atë.
Hoxha, Batha, Trashi, Krasniqi, Vila, Fejzullahi, keni qenë fantastik sot së bashku me Kalarin, Torassën, Ramadanin, Ekuban.
Luftëtarë! Të pamposhtur!
Ju faleminderit të gjithëve për çka bëtë në fushë sot dhe jo vetëm.
Çdo sharje ndaj jush ishte një turp, çdo padrejtësi ndaj jush ishte një skandal!
E ndjej në lëkurë siç ju!
“Ultras Guerrils” çdo shkop mbi ju është një faj i rëndë; e ndjej në kurrizim tim siç ju.” shkruan Braçe./a.k