Një 60-vjeçar në fshatin Lumalas të Korçës është grabitur nga 3 persona të maskuar. Kryefamiljari u shpreh për shqiptarja.com se i kanë grabitur 200 mln lek.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin ne dy kasaforta një shumë parash.
Policia bën me dije se I.Sh, ka një aktivitet privat në fushën e tregtisë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.
Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.