ë paktën 30 civilë u vranë gjatë luftimeve të ashpra mes regjimit sirian dhe rebelëve në lagjet perëndimore të Alepos, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).
“Mes viktimave figurojnë gjithashtu edhe 14 fëmijë”, njoftoi OSDH-ja.
“Nga ana tjetër të paktën 250 civilë janë plagosur nga bombardimet masive të grupeve antiqeveritare që prej të premtes në mëngjes”, theksoi OSDH-ja.
Rebelët sirianë dhe aleatët e tyre filluan një ofensivë të fuqishme për të thyer rrethimin e vendosur nga forcat e regjimit të Damaskut që prej tre muajsh në lagjet lindore të Alepos, ku jetojnë rreth 250 000 persona./a.k