Gjyqtari Guximtar Boçi ishte duke kërcyer në dasmën e së bijës, teksa në “Klan TV” shfaqej regjistrimi ku ai i kërkonte favore seksuale vajzës së një miku të tij të ndjerë. Fotot janë publikuar nga “Jeta Osh Qef”. Kështu e ka pritur Guximtar Boçi publikimin e regjistrimeve. Ai shfaqet duke kërcyer mes miqve. Në një intervistë për “Panoramën”, ai tha se u vu në dijeni që regjistrimet do të transmetoheshin atë ditë. Ai madje shtoi se gruaja e tij i ka kërkuar divorcin. Megjithatë, Boçi nuk pranoi akuzat duke thënë se gjithçka është bërë me qëllim të keq ndaj tij.