• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FBI rifillon hetimet ndaj Clinton, tronditet fushata presidenciale

by Java News
30/10/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara u trondit përsëri kur FBI-ja njoftoi anëtarët e Kongresit se po rihap hetimet për përdorimin e një serveri email-i privat nga zonja Clinton gjatë periudhës që ajo ishte Sekretare Shteti. Njoftimi u bë vetëm 11 ditë nga data 8 nëntor, kur amerikanët do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.

Gazeta “Washington Post” njoftoi sot se zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë e kanë paralajmëruar drejtorin e FBI-së, zotin Comey, se praktika e të njoftuarit të Kongresit për rifillimin e një hetimi nuk është në përputhje me praktikat e këtij departamenti. Gjithashtu, zyrtarët i kanë thënë zotit Comey se departamenti nuk komenton për një hetim që është duke u zhvilluar dhe se nuk ndërmerr hapa që mund të shihen si përpjekje për të ndikuar tek zgjedhjet.

Lajmi se FBI-ja po rishqyrtonte çështjen e email-eve të zonjës Clinton qarkulloi ndërsa ajo po mbërrinte për një tubim në Iowa. FBI-ja njoftoi anëtarët e Kongresit se po shqyrton tashmë email-e të sapozbuluara që dolën në dritë në kuadrin e një tjetër hetimi për ngacmime seksuale të një ish-ligjvënësi demokrat, Anthony Weiner.

Weiner është ish-bashkëshorti i Huma Abedin, një prej ndihmëseve kryesore të zonjës Clinton. Rivali republikan, Donald Trump, e shfrytëzoi menjëherë këtë zhvillim gjatë një tubimi në New Hampshire.

“FBI-ja i ka dërguar letër Kongresit për të informuar se kanë zbuluar email-e të reja për hetimin e ish-sekretares së shtetit, Hillary Clinton.” Në muajin korrik, drejtori i FBI-së, James Comey, pati konkluduar se përdorimi i një serveri privat nga zonja Clinton ishte veprim i pakujdesshëm, por nuk paraqiste elemente penale.

“Megjithëse nuk gjetëm prova se Sekretarja Clinton dhe kolegët e saj synonin të shkelnin ligjet për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ekzistojnë prova se ata ishin jashtëzakonisht të shkujdesur në trajtimin e informacioneve shumë sensitive dhe të klasifikuara.” Anketimet tregojnë se për votuesit, zonja Clinton është më pak e besueshme për shkak të çështjes së email-it.

Zoti Trump ka dënuar prej kohësh vendimin e FBI-së për të mos ngritur akuza ndaj zonjës Clinton. Tashmë ai foli me ton më të fortë në New Hampshire. “Ky ishte një dështim i rëndë i sistemit të drejtësisë, që amerikanët e kuptojnë shumë mirë dhe që të gjithë shpresojnë se do të korrigjohet.”

Zonja Clinton foli dje për çështjen nga Iowa.

“Populli amerikan meriton të dëgjojë menjëherë të gjitha faktet e plota. Vetë drejtori i FBI-së thotë në letrën e tij se nuk e di nëse email-et në fjalë janë domethënëse apo jo. Kam besim se çfarëdo që të jenë, nuk do të ndryshojnë përfundimet e arritura në muajin korrik.”

Ndërsa republikanët mirëpritën këtë hap të FBI-së, të tjerë e kritikuan.

“Jam i neveritur. Ky është keqpërdorimi më joprofesional dhe i paprecedent i pushtetit nga Departamenti i Drejtësisë në gjithë historinë amerikane.”

Ky zhvillim i ri e shtoi pasigurinë në këtë fushatë presidenciale të gjatë dhe përçarëse.

Anketimet vazhdojnë të tregojnë se zonja Clinton është në avantazh përballë zotit Trump, si në nivel kombëtar, ashtu edhe shumë shtete kryesore fushëbeteje që do të përcaktojnë rezultatin e 8 nëntorit. /VOA

Next Post
(Foto) Këto janë pornostaret më të shikuara që po çmendin rrjetin

(Foto) Këto janë pornostaret më të shikuara që po çmendin rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

October 26, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protestat? Gjin Gjoni e thotë hapur: PD ka kapur momentin! Qëllimi kryesor është…

October 26, 2026
“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

“Policët s’janë armiq të vendit”, Demalia: Të dënohen rëndë protestuesit që sulmojnë bizneset!

October 26, 2026
Cilat janë shenjat më me fat të horoskopit për muajin Prill! Renditja sipas Meri Shehut

“Humbje totale ose rigjenerim”, Meri Shehu: Të mbahemi fort… kjo javë do të jetë e fuqishme për 4 shenja

October 26, 2026
Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

Harroni ilaçet për tensionin? Studimi tregon rrezikun për zemrën dhe trurin, ja si të mbroheni

October 26, 2026
Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

Presidenti iranian mbërrin në Moskë, pritet të takohet me Putin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In