PBDNJ, përmes organizatës OMONIA, ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, se po shemb pallate jo për përfitim të popullsis lokale në Himarë, por për konfiskimin e pronës së tyre dhe transferimin ndaj palëve të treta. Për këtë akuzë ato sjellin si shembull faktin se “ngjitur me pallatet e famshme 11- kateshe të Kokedhimës, u vendos të shemben banesat e familjeve Konomi dhe Bollano, banesa 200 vjecare, vetëm dhe vetëm per te marre vlere pallati i Z. Kokedhima”.
“Ketu flasim per nje vandalizëm jashtë çdo llogjike, e cila synon të zhvendosë himariotet autoktone për favor te kompanive dhe personave te treta. Si mund te flasim per nje plan zhvillimi, nga momenti qe cdo levizje kryhet kunder komunitetit lokal, siç ishte rasti I famijles Beno, ku “zhvillimi” largoi katër familje jashtë shtetit”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.
PBDNJ dhe OMONIA i bëjnë thirrje kryeministrit Rama, që më në fund t’i thotë stop presionit aq te rende ndaj komunitetit himariot dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të drejtesisë sepse nuk po respektohen aspak procedurat e percaktuara ligjore.
ma.me