Një grup trafikantësh shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Bolonjë të Francës, pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.
Ata janë Edvin Avdyli, 26 vjeç, Sajmir Avdyli dhe Sabah Gjana 22 vjeç. Këta shqiptarë përgjatë vitit 2015 kanë trafikuar plot 255 emigrantë nga Kaleja e Francës drejt Britanisë.
Ata merrnin rreth 3500 euro deri në 7 mijë euro për person shkruan Panorama. Trafiku kryhej me kamionë frigoriferë dhe emigrantët kanë rrezikuar jetën duke udhëtuar në to ku temperatura shkonte edhe në -35 gradë celcius.
Sipas hetimeve, grupi ka përfituar rreth 1.4 milionë euro nga ky aktivitet i paligjshëm. Ata janë arrestuar më 10 gusht të vitit 2015.
Nën hetime janë edhe dy franceze, që janë bashkëshortet e Avdylit dhe Gjanës./a.m.