Ish-ministri socialist i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, e cilëson skandali dekorimin e Presidentit të Republikës për 67 nacionalistët e vrarë në vitin 1943 me urdhër të Mehmet Shehut.
Sipas Brokajt, vetë Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, reflektuan për këtë ekzekutim të nacionalistëve, në kushtet e një lufte. Brokaj, si dhe historianë të tjerë që kanë reaguar këto ditë, i sheh ballistët të rreshtuar në krah të pushtuesve.
Edhe pse ka dhënë urdhrin për pushkatimin e 67 nacionalistëve, në gjaknxehtësinë e një lufte, Mehmet Shehu për Brokajn mbetet ushtaraku më i formuar që ka nxjerrë vendi, të paktën nga Lufta e Dytë Botërore e këtij, por edhe një burrë shteti i padiskutueshëm i sistemit të diktaturës.
“Mehmet Shehu është një nga udhëheqësit kryesorë të luftës, që përcaktoi edhe fitoren. Këto vlerësime janë dhënë edhe nga kundërshtarët e tij, edhe gjeneralët gjermanë dhe anglezë. Ai ka qenë dhe deri më sot mbetet ushtaraku më i formuar që ka nxjerrë vendi. Në luftë ai ka qenë ushtaraku më i mirë që kemi pasur dhe një burrë shteti i padiskutueshëm i atij shteti”, shprehet Brokoaj, në një intervistë për “Panorama”.
ma.me