Këshilli i Ministrave ka rikualifikuar ndërtimet që legalizohen anash rrugëve. Do për përfshihen në procesin e legalizimit ndërtimet që janë 30 metra larg kufirit të rrugës për autostradat dhe 20 metra larg kufirit të rrugës për rrugët interurbane kryesore. Çdo ndërtimin që shkel këtë distancë nuk kualifikohet për legalizim, pra do të shembet. Do të pajisen me leje legalizimi ndërtimet që janë 10 metra larg kufirit rrugor në kategorinë C, rrugë interurbane dytësore në kategorinë D, rrugë urbane kryesore dhe në kategorinë E, rrugë urbane dytësore.
NDERTIMET QE PËRJASHTOHEN
Sipas vendimit, ndërtimet informale të llojit “objekt”, të ngritura brenda vijës kufizuese të zonës informale të miratuara dhe të përfshira në fushën e zbatimit të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, përjashtohen nga legalizimi në një nga rastet e mëposhtme: a) Shkel distancat nga kufiri rrugor i rrugëve ekzistuese të kategorive A e B, ose trupi i rrugëve ekzistuese të kategorive C, D dhe E. Për rrugët e kategorive A dhe B, distancat nga kufiri rrugor nuk mund të jenë më pak se 30 metra për rrugët e kategorisë A; ii. 20 metra për rrugët e kategorisë B. Gjithashtu, do për përjashtohet nga ky proces, ndërtimi informal i llojit “objekt”, i përfshirë në fushën e zbatimit të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar dhe që është ngritur jashtë vijës kufizuese të zonës informale të miratuar, përjashtohet nga legalizimi kur “b) shkel distancat ndaj rrugëve ekzistuese, sipas përcaktimeve të mëposhtme: 10 metra nga kufiri rrugor për rrugët e kategorisë C, brenda qendrave të banuara. Për rrugët e kategorive D dhe E, brenda qendrave të banuara do të merret për bazë vetëm trupi i rrugës. Do të përjashtohen nga legalizimi ndërtimet që cenojnë sistemin, ose shkelin brezin mbrojtës të vijës hekurudhore ekzistuese funksionale të nivelit kombëtar.
Përfituesit
Përftojnë nga vendimi i miratuar ndërtimet që janë kryer në trojet dhe objektet ish-ushtarake, ndërtimet për të cilat legalizimi pengohej pa shkak nga procedurat përmbarimore. Sipas VKM-së, ndërtimet që ndodhen në territore shtetërore, të administruara nga organet vendore apo qendrore, ndërtimet që kanë kufizime nga zyrat e hipotekës për shkak të pronës ose truallit ku janë ngritur. Gjithashtu, përfitojnë nga ky vendim edhe objektet e ngritura para vitit 1991, në rastet kur në truallin e tyre gjenden shtesa apo ndërtime të tjera pa leje. Ndërkohë, do të përjashtohen nga procesi i legalizimit vetëm ndërtimet që preken nga projekte madhore kombëtare. Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon lehtësimin e procedurave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, në funksion të legalizimit.
BW/d.i.