I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në Shkollën ekonomike të Londrës ka mbajtur një fjalim në temën “Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës – normalizimi i marrëdhënieve dhe stabiliteti rajonal“, transmeton Koha.net.
Duke folur për perspektivën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, siç njofton FoNet, Gjuriç ka përmendur atë që ai e ka quajtur “rëndësi e implementimit të pa vonuar të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe si mekanizëm kryesor për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të serbëve në Kosovë”.
Gjuriq, ka paraqitur argumentet e palës serbe lidhur me atë që ai e ka quajtur pasuri të Serbisë duke e përmendur sidomos situatën e lidhur me Trepçën si për atë që ai e ka cilësuar dështim të Prishtinë “ta tjetërsojë pasurinë serbe në Brezovicë”
Ai ka theksuar se Serbia kurrë nuk do të pranojë plaçkitjen e pasurisë së saj, shtetësinë dhe kulturën e saj. (b.an)