Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar nga efektivët e policisë së Sanremos në Itali, pas një hetimi disa mujor. Rezultonte se i riu ishte njëri ndër shpërndarësit kryesor të kokainës dhe hashashit në të gjithë zonën.
Vetëm gjatë viteve të fundit shqiptari kishte kryer qindra “shërbime”, duke fituar qindra mijëra euro.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri të cilit nuk bëhet i ditur ishte rezident në Taggia, ndërsa dërgesat i kryente nëpërmjet makinës së tij në të gjithë zonën.
Nga hetimet janë zbuluar gjithashtu dhe një sërë konsumatorësh droge që funizoheshin nga shqiptari. Shqiptari ka shitur doza nga 50 deri në 100 euro, duke siguruar të ardhura mujore prej disa mijëra eurosh./java/a.k