• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kupa e Shqipërisë, munden Partizani e Skënderbeu

by Java News
26/10/2016 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultate të papritura dhe shumë surpriza në ndeshjet e para të ruandit të 1/8-ave të Kupës Shqipërisë. Skënderbeu dhe Partizani dy skuadrat që kryesojnë klasfikimin e kategorisë Superiore u mposhtën respektivisht nga Apolonia dhe Beslidhja, ndërkohë që hodhën një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në cerekfinalet e këtij kompeticioni falë fitoreve që arritën në transfertë Tirana dhe Kukësi. Në grupin A, Skënderbeu me shumë ndryshime në formacionin titullar humbi me rezultatin 2-1 përballë Apolonisë duke lënë gjithcka të hapur përsa i përket kualfikimit që do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Korcë. Korcarët e panë veten në disavantazh të dyfishtë me Uzunin dhe Dimon që shënuan për fierakët por nigeriani Xhejms Adeniyi në fund realizoi një gol me peshë që do ti shërbejë skuadrës së Agostinellit për ndeshjen e kthimit. Në grupin B në Lezhë, Partizani u mund 1-0 nga Beslidhja. Të Kuqtë në pjesën e parë shpërdoruan një 11-metërsh me Mentor Mazrekajn i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Starova. Golin e fitores për Beslidhjen e realizoi Goxhaj në minutën e 57-të.

Vijon momenti negativ për Teutën që po në grupin B, u mposht 2-1 në Krujë nga Kastrioti. Për vendasit realizuan Koreshi dhe Manuka ndërsa për durrsakët Cyrbja. Një fitore të rëndësishme arriti Vllaznia që mposhti në transfertë 2-0 Kamzën. Skuadra e Bledar Devollit luajti më mirë në pjesën e parë por u ndëshkua në fraksionin e dytë nga finalizimet e Yll Hoxhës në minutat 88 dhe 94. Përfundoi në një barazim rokambolesk 3-3 sfida tjetër e këtij grupi mes Tërbunit dhe Flamurtarit. Kroati Bushic me një gol në fund evitoi humbjen e vlonjatëve. Në grupin A, mund të konsiderohen me një këmbë të kualfikuar mbajtësit në fuqi të trofeut. Kukësi i Ernest Gjokës kaloi me rezultatin 0-2 Dinamon në kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Një gol i Bedri Grecës në fillim dhe një tjetër i të rikthyerit nga dëmtimi sulmuesit Izair Emini, 9 minuta përpara fundit u mjaftuan verilindorëve për të likujduar Blutë kryeqytetas dhe për të hedhur një hap të madh përpara drejt kualfikimit në cerekfinale. Hakmerret Tirana. Bardheblutë në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjes mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 Luftëtarin duke marrë revanshin për disfatën në kampionat ndaj gjirokastritëve. Bluzintë zhbllokuan të parët shifrat Zogaj por Nika dhe sulmuesi nga Mali, Moctar Cisse me një tregolësh përmbysën rezultatin në favor të bardhebluve që janë praktikisht të kualfikuar në ruandin tjetër pas këtij suksesi. Në Ballsh përfundoi në barazim 1-1 dueli mes Bylisit dhe Lacit.
Supersport/d i

Next Post
Dhjetë veprime që tregojnë se po kequshqeheni

Të fiksuar pas "të ngrënit shëndetshëm"? Këto janë shenjat që tregojnë se keni një çrregullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

Huawei zbulon çipin Kirin 9050 Pro me performancë të lartë

September 8, 2026
Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

Talentet politike? Ka shumë, por i kanë prerë rrugën

September 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Respekte”, z. Korrupsion!

September 8, 2026
Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

Shpërthen “lufta” Izrael-Britani e Madhe, mbyllet Ambasada e Londrës në Jeruzalem pas sanksioneve ndaj Tel Avivit

September 8, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri në Krumë, ja informacionet paraprake

September 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Linçueset “ilegale” të PD që maskohen si femra

September 8, 2026
El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

El Nino si “dirigjent” i klimës, Zorba: Nuk ka lidhje me ngrohjen globale

September 8, 2026
Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona -

Përshkallëzohen luftimet në Jemen, zhvendosen 18,500 persona –

September 8, 2026
VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

VIDEO / Protesuesit sulmuan deputeten e PS, reagon Koçiu: Kjo është dhunë e mirëfilltë!

September 8, 2026
Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

Nisin prishjet në Bllokun e Orizit në Vlorë, Rama: Synohet rehabilitimi i plotë i zonës

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com