Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Bradasheshi 2”. Gjatë aksionit u sekuestruan 31 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”, 2 automjete dhe 8 telefona celularë ndërkohë u vunë në pranga katër shtetas.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Malvin Kamberi, 27 vjeç, banues në Tiranë
- Julian Laçi, 29 vjeç, banues në Tiranë
- Nazmi Sylejmani, 51 vjeç banues në Prishtinë Kosovë
- Robert Haderi, 51 vjeç banues në Tiranë
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në fshatin Bradashesh gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 31 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”
- Dy automjete
- Tetë telefona celularë të markave të ndryshme
Këta persona dyshohen se kanë transportuar lëndën narkotike nga Tirana në drejtim të Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./a.m.