Kur mbeten vetëm dy javë nga dita e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, një sondazh i “Abc Neës”, tregon për thellimin e diferencës mes Donald Trump dhe Hilary Clinton që duket se po shkon e sigurt drejt presidencës.
Clinton tashmë ka një avantazh prej 12 pikësh ndaj rivalit rtë saj republikan.
Thelimi i avantazhit vjen pasi Trump ka humbur për dy çështje mjaft të diskutueshme: trajtimi i femrave dhe ngurrimi për të mos njohur legjitimitetin e zgjedhjeve.
Një në tre republikanë nuk është dakord me refuzimin që Trump I bëri pyetjes nëse do të pranonte rezultatin nëse Clinton fitonte.
Clinton udhëheq me 50% kundrejt 38% të Trump.
Trump ka më shumë mbështetje vetëm tek të bardhë ku kryeson 47 me 43%./a.m.