• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Çfarë i ka bërë vjeshta luginës së Thethit

by Java News
24/10/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përsëri Thethi edhe në këtë stinë befason me natyrën e tij ekspresive.

Të udhëtosh në Theth këto ditë mesvjeshte është një mrekulli. Lugina është e përflakur nga ngjyrat e saj dhe vizitorë të shumtë shkelin në tapetin e gjetheve vjeshtake. Duket sikur një piktor peizazhezh ka mbërritur në atë luginë.

Turistët vijnë këtu për peizazhin, aventurën, bukurinë dhe qetësinë. Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve të kësaj zone. Edhe pak ditë dhe do të mbërrije “mbreti“ i bardhësisë malore, dimri.
Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese. Kjo bën që në luginë dhe pyjet e lartësisë të ketë çdo ditë vizitorë të shumtë.

vjeshta3
Thethi është i vizitueshëm në katër stinët. Në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e deborës dhe për lojrat aventureske, ndërsa vjeshta për kolorin befasues dhe begatinë në frutikulturë. Bukuritë e papërsëritshme të Thethit  malor, në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë  që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.

Rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, ku aplikohen sportet malore dhe shëtitjet në natyrë.

Pylli është mjaft i pasur edhe me shpendë  e kafshë të ndryshme.

Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit.vjeshta2
Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmëndjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografeve, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me permasat e tyre dhe dukuritë interesante qëmbartin brenda tyre si liqenet nëntokesore, galeri, sifone etj, janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës.

Këto janë disa prej arsyeve që shumë visitor të huaj dhe vendas,vijnë në Theth në çdo stinë.

Edhe në këto ditë të ftohta vjeshte, drejt lartësive të Thethit janë ngjitur mjaft turist të ardhur nga Europa Lindore për të shijuar peizazhin natyror në tranzicion.vjeshta1

Turistë të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale.

Për një turizëm gjithëvjetor në këtë zonë tepër të lakmueshme për vizitorët, duhet menduar edhe për infrastrukturën rrugore, që le shumë për të dëshiruar për t’u ngjitur në Luginën e Thethit sa më lehtë dhe pa mundim./atsh/a.k

 

Next Post
Reforma zgjedhore, sfida e sesionit të ri. Ja çfarë rekomandojnë ndërkombëtarët

Transparenca në qeverisje/ Shqipëria e 72-ta, 9 vende më poshtë se një vit më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com