“Hyrja në universitet për maturantët duhet të bëhet më e vështirë. Konkurenca duhet të rritet vit pas viti”.
Kështu deklaroi kryeministri Rama nga Korposi Universitar me pedagogët në aktivitetin “Rritja e pagave në sistemin e arsimit të lartë”.
“Hyrja në universitet duhet të bëhet më e vështirë jo më e lehtë. Konkurenca duhet të rritet vit pas viti. Për të siguruar që kush del nga universiteti të jetë shërbëtor i dënjë i shtetit. Çfarë është mbjellë korret pastaj në kurriz të atyre që presin një shtet me cilësi”, është shprehur Rama.
Më tej kreu i qeverisë shtoi se sot më në fund po flasim për një sistem arsimor të drejtë. Sot maturantët më të mirë kanë marrë shkollën që meritojnë. Rama u shpreh se sot të gjithë nuk shqetësohen që më të mirët të marrin atë që meritojnë, por që ngelësit të marrin atë që nuk meritojnë.
“Fillimisht duhet të flasim për meritën. Shteti garanton barazinë e mundësive, por jo dhënien e të drejtës kur nuk ekzistojnë kushtet e meritës. Këtu është bërë një përmbysje në mentalitet. Këtu nuk është shqetësuar njeri për më të mirët, por për ngelësit. Nuk shqetësohen sesi më të mirët që të marrin atë që i takon, por shqetësohen sesi ngelësit të marrin atë që nuk mertiojnë”, vijoi më tej Rama.