Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një konsultim me operatorët e shitjes së karburantit me pakicë. Ai u kërkoi këtyre të fundit që të shmangin sa më shumë qarkullimin e parave në dorë gjatë orëve të vona të mbrëmjes. Sipas tij këto dhe të tjera masa do të ulin numrin e grabitjeve të pikave të karburanteve në vend.
Tahiri kërkoi që pikat e karburanteve të përdorin teknologjinë në mënyrë që të mos bien pre e grabitjeve.
“Shërbim dixhital në pikat tuaja dhe pagesat të kryhen në mënyrë elektronik”.
Në aktivitetin për rritjen e sigurisë dhe shtesat masë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se në 5 vjet janë vjedhur dhe grabitur 170 karburante, ku vetëm 40% e tyre janë zbuluar. Sipas Ministrit ky është një fenomen kriminal me shumë vështirësi e për pasojë lind nevoja për bashkëpunim mes policisë dhe bizneseve të karburanteve.
“Nga 2011-2016 janë mbi 170 vjedhje dhe grabitje dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre. Kjo sepse jemi përpara një lloj fenomeni kriminal që ka vështirësi në hetim. Unë iu jam adresuar me një letër që synoj bashkëbisedimin paraprak mbi të cilin duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës ti bëjmë zero, që të eliminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë”, tha ndër të tjera Tahiri.
ma.me