Java e modës në Paris ka sjell shumë trend sportiv gjatë ekspozimit të veshjeve për sezonin e dimrit.
Njerezit e modes po e konsiderojnë “fajtor” brendin “Balenciaga”, shkruan Koha Ditore.Ky brend ka bërë krijime të jashtëzakonshme, duke u inspiruar te veshjet sportive dhe te pantallonat e skijimit.
Me këto veshje brendi kombinoi “prerjen e lartë” apo Houte Coture, duke filluar nga xhaketat e ashtuquajtura “bomber” deri tek çorapet e sportit Ragbi.
Ndër krijimet më të popullarizuara të brendit “Balenciaga” janë edhe pantallonat e ngushta për skijim. Tani krejt çka mb etet është t’i stiloni me veshje të klasës së lartë.
Gazetarja Natalie Hartley ka vënë re se përveç xhaketave të sporteve të ndryshme në trend janë edhe xhaketat e fryra me pupla sikur ato të brendit “Mont” të viteve 90’.
Ajo ka thënë se brende si “Vetements”, “Balenciaga”, “Demna Gvasalia” kanë bërë krijime shumë të bukura më këto xhaketa nëpër koleksionet dimërore, përgatiti Koha. (b.an)