• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushqimi i gatuar në shtëpi i bën mirë shëndetit

by Java News
24/10/2016 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që gatimi për shumë njerëz është një aktivitet qetësues, nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje. Por tashmë vjen dhe konfirmimi nga shkenca: është zbuluar se ky aktivitet bën mirë për shëndetin, pasi ushqimi i shtëpisë mban nën kontroll kilogramët e tepërt dhe në këtë mënyrë parandalon si diabetin e tipit 2, ashtu dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Ky është përfundimi i një studimi amerikan, i prezantuar në Florida nga “American Heart Association”. Studiuesit kanë bashkuar në punën e tyre të dhëna relative me mbi 58 mijë infermiere dhe me mbi 41 mijë punonjës sanitarë meshkuj, të cilët i kanë mbajtur nën shqyrtim për një periudhë 36-vjeçare.
Autorët kanë zbuluar se ata njerëz që në drekë e darkë konsumojnë ushqime të gatuara në shtëpi, edhe pse janë në punë e jashtë shtëpisë, kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar sëmundje të diabetit dhe komplikimet që vijnë nga kjo sëmundje, si dhe nga rreziku i sëmundjes së zemrës.
Këshilla e ekspertëve të “Harvard T.H. Chan School of Public Health” është se secili prej nesh duhet të konsumojë të paktën nga 11-14 vakte ushqim shtëpie në javë. Kjo është një gjë shumë e mirë si për të ruajtur trupin në formë, ashtu dhe për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë, edhe pse me ritmin e përditshmërisë është paksa e bezdisshme të dalësh nga shtëpia me tasat ushqim me vete.
Pas një studimi të dytë, autorët arritën në përfundimin se duke u ushqyer shëndetshëm mundësitë për të qenë mbipeshë ulen me 44%, rreziku nga diabeti ulet me 34%, ndërsa tensioni i lartë reduktohet me 27%.
Studimi bazohet në përgjigjet e pothuajse 6000 vullnetarëve të moshës nga 49-54 vjeç, të intervistuar në vitin 2012.
Gjithashtu, studiuesit sugjerojnë se dhe aktiviteti fizik është i rëndësishëm. Të paktën 20 minuta në ditë aktivitet fizik, duke shkuar në punë më këmbë apo me biçikletë, janë të mjaftueshme për të mbajtur trupin në formë.
Gjithsesi, kjo është një pjesë e papërfunduar e studimit, pasi duhet të merren në konsideratë zakonet dhe ushqyerja edhe në vende të tjera.
Për shembull, në Shtetet e Bashkuara, ushqimet kanë më shumë yndyrë dhe transporti publik është pothuajse te dera e shtëpisë, ndaj aktiviteti i pakët fizik që amerikanët bëjnë nuk është i mjaftueshëm.
Ky studim duhet thelluar edhe më, por e rëndësishme është që ushqimi i shtëpisë, i gatuar me fruta e perime të stinës, është hapi i parë për të parandaluar sëmundje, të cilat në ditët e sotme po shtohen gjithnjë e më shumë.
Psikologji/d.i.

Next Post
New York Times propozon Manastirin e Deçanit si sit për t’u vizituar

New York Times propozon Manastirin e Deçanit si sit për t'u vizituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

Nga biznesi te mbrojtja e mjedisit / Bashkitë nuk ushtrojnë pothuajse 6 funksione ligjore!

August 12, 2026
Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

August 12, 2026
Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com