Ekzistojnë hapësira të ndara mirë mes kujtimve të të bukura dhe atyre të këqija. Truri i konservon në rafte të ndryshme. Në fakt bëhet fjalë për dy lloji neuronesh, gjenetikisht të programuara për të kodifikuar dhe konservuar vetëm memorjet e këndëshme ose vetëm ato të pakëndëshme.
Nëse njëra mbizotëron ndaj tjetërs, atëherë krijohen zhbalancime që mund të shkaktojnë turbullira në humor, si depresioni. Ky zbulim u bë nga shkencëtarët e drejtuar nga Joshua Kim, i Institutit të Teknologjisë së Masaçusets (MIT) dhe studimi është publikuar në revistën Nature Neuroscience.
Në këtë studim shkencëtarët janë përpjekur të shkojnë edhe më largë dhe janë përpjekur të identifikojnë diferencat gjenetike mes neuroneve reaktive të frikës dhe ato të ndjeshme ndaj shpërblimit. Në këtë mënyrë kanë individualizuar një gjen në qelizat e amigdalas (zona e trurit që menaxhon emocionet dhe në veçanti frikën) që kodifikon vetëm kujtimet e bukura.
Ky gjen quhet “ppp1r1b”, që njihej më parë në aktivitetin e tij për të sinjalizuar dopaminën, substancë që mundëson komunikimin mes qelizave nervore që mundësojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe një tjetër që shënon vetëm ato negative, “rspo2”, që deri tani ishte i panjohur. Për më tepër që të dyja grupet e neuroneve mund të pengojnë njëra tjetrën, kur studiuesit stimuluan neuronet e shpërblimit aktiviteti i atyre të frikës u ndërprye, si dhe e kundërta. Për studiuesit kjo tregon se truri përpiqet t’i mbajë vazhdimisht në ekuilibër.
“Është një lëkundje e vazhdueshme mes emocioneve pozitive dhe negative, ndoshta ankthi dhe depresioni janë rezultati i një mosbalancimi mes këtyre dy grupeve të neuroneve”, hipotetizon Kim./