Dy ditë pas transmetimit të një video në emisionin “Fiks Fare” ku ishte filmuar prokurori i Dibrës Tom Dedaj në një aferë të dyshimtë korruptive, ka reaguar prokurori Dedaj, duke deklaruar se gjithçka e transmetuar ka qënë një maskaradë e ndyrë dhe aspak realiste.
Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, prokurori Dedaj ka sqaruar se stafi dhe drejtuesit e emisionit kanë shfrytëzuar një person të mjerë, i cili është bërë pre e fukarallëkut të tij dhe manipulimit qesharak nga emisioni.
Dedaj shton se në karrierën e tij si prokuror askujt nuk i ka marrë lekë dhe askujt nuk i ka mbajtur makinën në mënyrë të padrejtë.Prokurori, shton se prej disa ditësh ishte vënë në dijeni të kësaj maskarade, duke e kuptuar që në momentin kur qytetari insistonte të më takonte në zyrë, në një kohë kur ishte informuar se urdhëri për lirimin e makinës ishte dhënë prej meje.
Ai shton se një ditë para se të transmetohej video, ka bërë kallëzim penal për hetimin e kësaj ngjarje pasi është e pazakonte me manipulimet që janë bërë. Ndërkohë që nuk është në dijeni nëse ai është pezulluar ose jo nga kryeprokurori Llalla.
Prokuror, prej dy ditësh një emision televiziv transmetoi një video duke ju shfaqur juve teksa bisedoni me një qytetar dhe nga kjo bisedë ju u akuzuat se kishit marrë 200 mijë lek ryshfet për lirimin e një automjeti të bllokuar nga policia e Dibrës. Sa e vërtetë është kjo video dhe në bisedë me qytetarin,ju a i keni kërkuar ose marë lek ditë para ose prapa, firmosjes se vendimit të lirimit të makinës?
Në radhë të parë nuk do shumë mend të vihet re se gjithçka ëdhtë e sajuar. Ai shtetasi nuk më ka ofruar dhe s’me ka dhënë asnjë lek apo përfitim tjetër. Në video përmendet shifra 200 por nuk thuhet më tepër as lekë, as euro, as Yen apo…. Po ashtu ajo 200-ja është 200-t, 200 mijë apo çfarë? Unë nuk kisha arsye ti kërkoja lekë apo përfitim tjetër atij qytetari. Çështja është përfunduar në disfavorin e tij. Pasi drutë janë sekuestruar dhe çështja i është dërguar sipas ligjit inspektoriatit për vendosjen e gjobës që dihet se është 5 milion të reja. Unë kisha nxjerrë urdhërin për kthimin e mjetit që më datën 12 tetor, video, mban datën 18 tetor 2016. Shkresa ishte dërguar në komisariat për ekzekutim më 17 tetor. Çështja është përfunduar nga unë më 18 tetor, disa orë para se shtetasi të më takonte mua. Nuk ka asnjë telefonatë në mes ne të dyve. Gjithçka unë e kam zgjidhur ligjërisht para datës 18 tetor 2016. Unë e kam ditur dhe kuptuar se diçka jo e mirë po ndodhte. Shifrën 200 se kam dëgjuar fare.
Ju jeni vënë në dijeni për këtë përgjim para se të transmetohej dhe a keni ushtruar presion mbi denoncuesin Faik Zeqaj për lëshimin e një deklarate, pasi siç dihet tashmë ai ka tërhequr thënien e tij që ka transmetuar Fiks-Fare?
Kam kuptuar se diçka jo e mirë po kurdisej para, ose në momentin kur shtetasi insistoi të më takonte patjetër e të vinte në zyrë. Këmbëngulja e tij ishte e paarsyeshme. Aq më tepër që për këtë shtetas një kolegu im më kishtë ndërhyrë që ta shpejtoja zgjidhjen e problemit. Kjo ndërhyrje shpjegon dhe faktin, se unë mikut të kolegut s’mund ti merrja lekë. Për rrjedhojë elementin lekë apo 200-t se kam vlerësuar se është pagesë apo favor. Shtoj këtu se shtetasi s’kishte përse të paguante, makina ishte e tija dhe me dokumenta të rregullta. Unë si kam mbajtur kurrë automjet askujt. Nuk i kam bërë presion shtetasit, por të thëm një sekret.Shtetasi kur konstatoji se problemi i tij ishte zgjidhur është çuditur dhe ka anulluar filmimin dhe dhënien e ndonjë shume që ja kishin dhënë dërguesit. Ai shtetas i mjerë është bërë pre e fukarallëkut të tij dhe manipulimit qesharak. Pasi kam konstatuar me intuitën time këtë manipulim të shëmtuar por pa qënë akoma i informuar hollësisht kam paraqitur me 20 tetor 2016 një kallëzim penal, pasi data 19 tetor ishte pushim. Por pa patur asnjë ide se në fakt maskarada ishte bërë pavarësisht se kishte dështuar me turpin e atyre që e kanë sajuar duke luajtur paturpësisht me hallexhiun, e duke nëpërkëmbur një prokuror me personalitet si unë. Shtoj këtu që ai shtetas nuk më ka ofruar asnjë lekë, euro apo favor tjetër. Unë s’kam parë, prekur apo marrë lekë, euro, dele, vezë apo çështë ajo 200-t, që është përmendur. Jam vënë në dijeni të këtij përgjimi dhe shtetasi më ka dërguar 2 deklarata me shkrim dhe një vidio me zë me dëshirën e tij. Me sa di unë ai ka kërkuar që ajo vidio e manipuluar nga Fiks-Fare, të mos transmetohej, por ata që e kanë sajuar kanë shkelur gjithë normat shqiptare e ligjet me atë veprim.
Megjithëse ju keni dhënë urdhër të lirohet automjeti i Zeqajt që transportonte dru, momentalisht hetimet vijojnë për këtë shtetas apo janë pushuar?
Çështja i ka kaluar inspektoriatit për marjen e masave administrative, dha janë zyrtarët e këtij institucioni që vendosin gjoba që shkojnë deri në 5 milion lekë.
Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur një hetim pas publikimit të videos.Jeni i gatshëm të përballeni me drejtësinë dhe kolegët tuaj?
Unë jam i hapur për çdo hetim. Në fakt hetimin që ka nisur Krimet e Rënda,e kam inicuar vetë pasi në 20 tetor 2016, një ditë para se të transmetohej maskarada, kam depozituar një kallëzim penal në prokurorinë e Dibrës, dhe kam kërkuar të hetohet gjithçka dhe përgjegjësit të marrin përgjegjësitë ligjore.
Momentalisht jeni pezulluar apo vijoni ende në detyrë??
Nuk kam dijeni zyrtarisht nëse jam pezulluar apo jo pasi s’më ka informuar askush. Komenti im është se “Fiks-Fare” është në rënien e tij,ç’farë s’pritet nga njerëzit e dëshpëruar. Kam edhe shumë informacione të tjera që do bjerë mundësia tua them në ditët në vijim.
Kërkesa
“Me sa di unë ai ka kërkuar që ajo vidio e manipuluar nga Fiks-Fare, të mos transmetohej, por ata që e kanë sajuar kanë shkelur gjithë normat shqiptare e ligjet me atë veprim”.
Telefonatat
Nuk ka asnjë telefonatë në mes ne të dyve. Gjithçka unë e kam zgjidhur ligjërisht para datës 18 tetor 2016. Unë e kam ditur dhe kuptuar se diçka jo e mirë po ndodhte. Shifrën 200 se kam dëgjuar fare.
shqiptarja/d i