Kryeminsitri Edi Rama ishte sot në Këlcyrë ku ai ka komentuar edhe investimet publike. Rama nuk la pa kritikuar të djathtët që drejtojnë bashkinë. rama mori si referencë konkrete një shatërvan të ndërtuar nga bashkia.
“Ju e dini sa vështirë ka qenë në këto vite për mungesën e shtetit, braktisjes e fshatit që është konsideruar bastion i së majtës, ne pavarësisht se në Përmet kryetari është i PD ne kemi financuar disa herë më shumë sesa çka financuar PD kur ishte në qeveri sepse për ne s’ka rëndësi kush e drejton bashkinë si person e përfaqësues politik, por ka rëndësi që çdo projekt që është për komunitetin ne e mbështesim. Do mbështesim dhe Bashkinë e Këlcyrës për projektin e parë me një vizion dhe qasje evropiane kur e vetmja gjë që bëri PD është ndërtimi shatërvanit që është tamam fytyra e PD, një legen blu me pllaka banjoje në mes të qytetit pa ujë, me një si skulpturë të lënë nga dhia që ka kaluar atje të bardhë, një çmenduri që tregon vizionin e konceptim e PD për zhvillimin e komunitit. Jam i befasuar nga ai shatërvan, është vepër monumentale e budallallëkut politike njerëzor që zor se e gjen në botë”, tha Rama./a.m.