Jona e cila ishte banorja më e spikatur e edicionit të kaluar të Big Brother, është bërë nënë mëngjesin e sotëm.
Ajo mori gjithë vëmendjen e publikut kur brenda në shtëpinë e BB rrëfeu historinë e saj të trishtueshme të dashurisë e cila ishte ndëprerë në gjysmë, pasi i dashuri i saj kishte humbur jetën.
Por vetëm pak muaj pas daljes nga shtëpia, Jona gjen dashurinë e jetës së saj duke vendosur që të jetojnë së bashku.
Fryt i dashurisë së tyre është vajza të cilën sot Jona e ka sjellë në jetë dhe i ka dhënë epitetin dhe emrin e cmuar nënë.
Ne i urojmë lindjen e vajzës, shëndet dhe lumturi gjatë gjithë jetës./10minuta/