Jozefina Topalli ka shkruar një status në rrjetin e saj social ku me nota mjaft revoltuese i është drejtuar me akuza qeverisë dhe gjykatësit që ka dhënë sot dënimin me burg për njërin nga 11 të arrestuarit që bënin punë në Derven të Krujës, ku u sekuestruan 1.3 ton drogë.
Ish-Kryetarja e Kuvendit, mesa duket është prekur nga fjalët e një 18 vjeçari, punonjës në fabrikën e drogës, i cili tha në gjyq se kishte lënë shkollën për të pastruar boçet e kanabisit dhe për të fituar 1 mijë lekë në ditë.
Reagimi i Topallit:
O padrejtesi!
O gjykates te pashpirt!
O shtet i kalbur!
Po pse Besmirin ne burg?!!! e boset ne pushtet!!
Pse faji i Besmirit eshte?!
Faji eshte i te gjithe neve , pervec Besmirit e Besmireve qe jane te pashprese e pa buke nga kjo kalbesire politike e sotme.
Arrest me burg, per nje 18 -vjecar jetim, qe kishte lene shkollen me mbajt frymen; e meqe pune nuk ka ,filloi te pastroje bocet e kanabisit.
Po pse kjo eshte lufta ndaj droges??
Kjo eshte cinizmi i pushtetareve e boseve te mafies qe neser do bejne statistikat e suksesit te luftes kundra droges me Jetimet e vegjel..
Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave.. Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen./java/a.k