• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSHEE zbardh skemën e re për pagesën e borxhit të dritave

by Java News
21/10/2016 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shtyn deri në dhjetor afatet e ripagesës për bizneset debitore, duke filluar nga një minimum prej 24 këstesh deri në 144 këste. Bizneset që kryejnë pagesë të menjëhershme të detyrimit u reduktohet 50 për qind e kamatëvonesës.

oshee

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, prezantoi dje në Elbasan skemat e reja për biznesin. Duke u ndalur te skemat aktuale, administratori tha se aktmarrëveshjet e reja, miratuar në maj për bizneset, kanë trefishuar afatet e shlyerjes së kësteve, dhe kjo ka ndikuar në reduktimin e shumës së këstit.

Mbi 20 mijë biznese kanë aktmarrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë deri në gusht 2016, rreth 25% prej tyre e kanë paguar menjëherë detyrimin, duke përfituar 50% falje të kamatës ose 3.2 milionë euro, shkruan panorama.

Çela shpjegoi se bizneset që janë të rregullta në pagimin e kësteve të debisë u falet 15 për qind e kamatëvonesës. Një pjesë e bizneseve të pranishme në takim kishin aktmarrëveshje me OSHEE-në dhe kryesisht u shprehën të kënaqur për mundësinë e zbatimit të skemës së re, në raport me të parën, pasi “kishte afate të shkurtra dhe këste të larta”.

SKEMA E RE

Afati i pagesës së kësteve, nga 5 vjet që ishte me skemën e mëparshme arrin deri në 12 vjet. Në skemën e parë përfshihet biznesi që ka detyrime të papaguara deri në 100 mijë lekë, të krijuara deri në dhjetor 2015 -e paguan borxhin me 24 këste apo 2 vjet.

skema

Sipas OSHEE–së, çdo 12 këste u ulet kamata e mbetur me 15 për qind, por jo më shumë se 30 për qind. Në skemën e dytë përfshihet biznesi që ka detyrime të papaguara, që variojnë nga 100 mijë lekë deri 500 mijë lekë, të krijuara deri në dhjetor 2015 -e paguan borxhin me 84 këste apo 7 vjet.

Pas 6 këstesh, kësaj kategorie i ulet kamata e mbetur me 2 për qind, por jo më shumë se 30 për qind. Biznesi që ka detyrime të papaguara që variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milion lekë, e paguan borxhin me 120 këste apo 10 vjet. Pas 6 këstesh, kësaj kategorie i ulet kamata e mbetur me 2 për qind, por jo më shumë se 30 për qind.

Në skemën tjetër përfshihet biznesi që ka detyrime të papaguara mbi 1 milion lekë, ku debia paguhet me 144 këste apo 12 vjet, nga 10 vjet që ishte më parë. Edhe kësaj kategorie, pas 6 këstesh, i ulet kamata e mbetur me 2 për qind, por jo më shumë se 30 për qind.

Për përfitimin e faljes së kamatave nga pagimi i borxheve me këste, biznesi duhet të respektojë kushtet e aktmarrëveshjes, të cilat, sipas OSHEE–së, janë riskedulimi i aktmarrëveshjes, duke përfshirë këstin e pagueshëm për aktivizimin e aktmarrëveshjes në masën 30 për qind të detyrimit të prapambetur, si dhe këstet e tjera bazuar në periudhën e mbetur nga aktmarrëveshja origjinale./a.k

Next Post
Sulm kibernetik në SHBA, blackout në media e rrjetet sociale

Sulm kibernetik në SHBA, blackout në media e rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com