Vicente Del Bosque, ish-selektori i Spanjës, ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina
Ish-trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka zbuluar se ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina, e cila e kapte shifrën e 10 milionë eurove.
“Unë mund të konfirmoj se kam marrë një ofertë 10 milionë euro nga Kina, por unë jam i sigurt nëse ky ishte për një klub apo për ekipin kombëtar”, ka thënë Del Bosque për Radio Cope.
Del Bosque ka treguar se e ka refuzuar këtë ofertë pasi nuk është i gatshëm të largohet nga Spanja, përcjell Express.
Kurse, ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, Marcelo Lippi pritet të emërohet selektori i Kinës, në vend të Gao Hongbo. (B.an)