• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Deputetja që rënkon për çantat e këpucët” fotografoi Ramën me deputetët blu

by Java News
21/10/2016 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fotografia e shkrepur dje në kafen e Kuvendit ku tre deputetë të PD-së ishin ulur në një tavolinë me kryeministrin Rama pak minuta pas debatit të ashpër në sallë, ishte lajmi kryesor në një seancë ku binte në sy mungesa e Sali Berishës.

Por dje nuk pyeti askush se kush ishte autori i kësaj fotografie, e cila pasi u bë, u shpërnda menjëherë nëpër portalet e Tiranës.

Deputetë të të dyja partive thonë se ‘ngjarja e djeshme’ ku tre deputetë të PD-së pinin kafe me Ramën nuk është e re, por me një ‘ligj’ të pashkruar askush nuk bën fotografi.

Kryeredaktorja e emisionit “Opinion”, Desada Metaj shkruan sot në portalin opinion.al se autorja e fotografisë së djeshme duket se është e kompleksuar pse Rama zgjodhi pikërisht tre burrat e PD-së për të pirë kafe.

Desada Metaj
Desada Metaj

Megjithëse nuk përmend emër të deputetes që ka bërë foton, Metaj thotë se është pikërisht ajo e cila rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat dhe këpucët.

“Nga ana tjetër, ”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës, të frustruara dhe të kompleksuara nga ajo që të gjithë tashmë e dinë qartë, flirtimi me pushtetin, nxituan ta shpërndanin foton për të treguar se nuk janë vetëm ato që mezi presin që Edi Rama t’u ulet në tavolinë. Që nuk janë vetëm ato që luten që pas tringëllimës së telefonit të shfaqet emri i Kryeministrit dhe që të vijojnë në orët e vona me takime, negociata apo pazare. Ky soj i opozitës mezi pret që të mos ndihet i vetëm dhe i keqpërdorur nga mazhoranca. Dhe për këtë nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët. Mesazhet dhe foto që ky soj deputetësh shpërndanë për disa media,është kaq naiv dhe keqdashës sidomos në kohën e teknologjisë kur “printscreen” i spiunlliqeve qarkullon me të njëjtin intesitet,madje një kopje të tij e ka dhe Opinion.al”, shkruan Desada Metaj.

Sipas saj “Është e udhës që ata që nuk janë dakort me mënyrën si PD bën opzitë të dalin hapur me platforma personale ku bashkëpunimi me PS të jetë shtyllë kryesore. Kjo do t’i bënte ata më luajalë dhe të besueshëm, edhe pse me afrimin e zgjedhjeve PD-ja duhet të zgjedhë njëherë e mirë nëse do të vijojë flirtimet me Rilindjen apo do të mbajë qëndrim të ashpër dhe të ndahet njëherë e mirë nga pushteti që anatemon gjithë ditën, por që ndonjeherë ndan “shtratin” e natës”.

Next Post
Vajza e Zuckerbergut thotë fjalën e parë, Mark: Nuk tha Facebook

Vajza e Zuckerbergut thotë fjalën e parë, Mark: Nuk tha Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

July 3, 2026
Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

Zjarr në Shëngjin, flakët i afrohen zonës së banuar (VIDEO)

July 3, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Kush janë ‘uzurpatorët’ e protestës? Paralajmëron Balla: Për pak ditë do zbardhet kush e urdhëroi dhunën para Kuvendit

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In